Siguri

Hakerët "ringjallin" Tupac’un

May 30 2011
0 Shpërndarje
Hakerët "ringjallin" Tupac’un

Tupac ka adhurues të shumtë anembanë botës, shumë të tillë edhe në Kosovë, por për shumicën prej tyre është vështirë të besohet se është gjallë. Ai është paraqitur së paku në tre filma dhe ka paraqitur nëntë albume qysh prej vdekjes së tij. Dhe nëse flasim edhe më tej me shifra, Tupac ka fituar më shumë në 15 vitet e fundit pas vdekjes sesa kur ishte gjallë.

Megjithatë ky artikull nuk është i vërtetë. Faqja PBS është hakuar nga një grup i njohur si LutzSec, për shkak të një dokumentari nga PBS në lidhje me WikiLeaks. Emisioni i titulluar “WikiSecrets: Një tregim mbi Bradley Manning, Julian Assange dhe thyerjen më të madhe në historinë e inteligjencës së SHBA’s”, nuk foli mirë për WikiLeaks, dhe haktivisët (aktivistë + hakerë = haktivistët) veçse kanë dëshmuar solidaritetin me WikiLeaks dhe me atë që ata e quajnë si një shkelje të lirisë së shprehjes dhe një tentim të fshehjes së të  vërtetës.

Wired raporton se sulmuesit kanë vendosur edhe një mesazh në pbs.org/lulz që thoshte: E gjithë baza juaj është në duart tona”, ndërsa faqja kishte emërtimin “FREE BRADLEY MANNING, F**K FRONTLINE!”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>