Siguri

Hakerët serbë sulmojnë web faqen e Ministrisë së Drejtësisë

Mar 12 2010
0 Shpërndarje
Hakerët serbë sulmojnë web faqen e Ministrisë së Drejtësisë

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, është sulmuar ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë (www.md-ks.org).

“Pas sulmit, në ballinë të ueb-faqes së Ministrisë së Drejtësisë, nuk ishte më pamja e zakonshme, roli dhe misioni i kësaj ministrie, por mesazhe të qarta sulmi, ku ishin vendosur simbole serbe dhe mbishkrimi ‘Kosova është Serbi’, si dhe objekte të ndryshme fetare serbe”, bënë të ditur zyra e informacionit të kësaj ministrie.

Sipas komunikatës, administratorët përgjegjës për mirëmbajtjen e web faqes shumë shpejt arritën që ta rikthejnë sërish në funksion atë.

Lajmet e fundit>