Siguri

Hakerët shqiptar, sulmojnë ueb faqen e një muzeu Grek

Jan 5 2012
0 Shpërndarje
Hakerët shqiptar, sulmojnë ueb faqen e një muzeu Grek

Gjersa ne po shkruanim lajmin faqja http://www.kerasiamuseum.gr është ende jashtë funksionit dhe në ballinë e sfondë vazhdojnë të jenë të pranishme mesazhet në fjalë. “Shikoni sa i bukur është flamuri shqiptar… Jemi nje komb kemi nje gjak ne jemi bijt e Shqipes!”.

“Në misionin tim për të sulmuar ueb faqe greke, nuk do të ndalem kurr derisa ju të digjni flamurin tuaj dhe të puthni flamurin shqiptar. Unë jam nga Shqipëria e Madhe, a po frikësohenI?… O më falni po ju pëlqen kënga? Ju mund ta dëgjoni sa here të doni… Greqia kjo humbëse e madhe” thuhet në mesazhin e postuar në web faqe.  

Sulme drejt ueb faqeve serbe nga ana e hakerëve shqiptar kanë qenë të njohura dhe të pranishme gjatë këtyre viteve, e gjithashtu edhe kthimi i sulmeve nga ana e Serbëve për faqet në Kosovë e Shqipëri, por me gjasë duket se kanë dale edhe disa fronte të reja… /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>