Siguri

Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe

Apr 9 2011
0 Shpërndarje
Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe

Me emër të përbashkët O7[ONET7], grupi sulmues përbëhet nga personat me nofkat L0RD’z[L0ckreader’z], 47145[Alias], p0w.[p0w3r.], dhe Pretorian. Ata kanë vendosur që zhgënjimin të mos e ndrydhin në vete, por ta shpalosin kundër disa uebfaqeve të rëndësishme serbe. Sipas disa burimeve tona, sulmet kanë filluar për të kundërtshuar ashpër ngjarjet e dyshimta që po ndodhin kohëve të fundit. Në televisionin Klan Kosova ishte paraqitur një lajm se si mediat boshnjake kishin treguar për një plan të fshehtë që po punohet për t’u vënë në zbatim. Ky plan synon që të përmbys qeveritë në Ballkan dhe të shkaktojnë trazira nëpërmjet serbëve, me ç’rast, gjendja e krijuar do të mund të zhvillohej për të plotësuar ndonjë plan shovinist serb.

Banorët e Skenderajit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë të pijshëm sepse dyshohet që ky ujë është helmuar nga serbët. Kjo gjë ka ngritur një mllef tek shumë shqiptarë, në mesin e të cilëve mund të shquhen edhe këta të rinj të cilët kanë filluar sulmimet kundër uebfaqeve serbe në internet. Sipas burimeve tona, përpos këtyre sulmeve, ky grup i hakerëve shqiptarë pritet që të mos ndalet vetëm me këto sulme, por edhe të vazhdojë sulmet kundër uebfaqes zyrtare të EULEX-it, për shkak të arrestimeve të fundit që po i bën ky misioni i Bashkimit Evropian ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përpos protestave që kanë ndodhur kohëve të fundit kundër këtyre arrestimeve, sipas disa mundësive, mund të kemi edhe një ballafaqim të ashpër virtual për këto çështje.

Në mesin e uebfaqeve të sulmuara përfshihen uebfaqja e një partie serbe që vepron në Kosovë, pastaj uebfaqja e një televizioni serb, uebfaqja e një kompanie e sigurimeve online etj.

Lista e uebfaqeve të sulmuara:

 http://www.sdp.rs

http://hotelprestige.co.rs/  

http://www.gimnazija-ruma.rs

http://www.patentspetljo.in.rs

http://www.layon.rs

htpp://www.tvojkutak.rs

http://www.dztemerin.rs/

http://syscomagency.in.rs/  ,

http://atv-studio-lazarevo.com/

http://tenispro.rs  

Për ndonjë risi, do të mundohemi që t’ju mbajmë të mirinformuar./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>