Siguri

Hakerët sulmojnë faqen e bashkëpunëtorit të FBI-së

Jun 6 2011
0 Shpërndarje
Hakerët sulmojnë faqen e bashkëpunëtorit të FBI-së

Hakerët, të cilët e quajnë veten “Lulz Security” ose LulzSec, thanë që ata kishin sulmuar uebfaqen e InfoGard si shpagim për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për ta shpallur hakimin si një vepër e luftës.

Lulz Security botoi një listë online të mëse 180 email adresave dhe fjalëkalimeve të cilat, sipas këtij grupi, ishin mbajutr nga uebfaqja InfraGard.

“Ne gjithashtu morëm një kontroll të plotë përgjatë faqes dhe e dëmtuam atë”, tha Lulz Security në një deklaratë në uebfaqen e tyre, Lulzsecurity.com.

Uebfaqja InfraGard Atlanata ishte “në ndërtim e sipër” gjatë të hënës.

Në uebfaqen e vet, InfraGard e përshkruan veten si një ndërmjetësuese e FBI-së dhe e sektorit privat “të përkushtuar për të shkëmbyer informacion dhe inteligjencë për të parandaluar veprimet armiqësorë kundër Shteteve të Bashkuara”.

Anëtarët e saj janë biznesmenë, institucione akademike, agjensi qendrore dhe lokale për zbatim të ligjit e faqe të tjera.

Në uebfaqe thuhet: “Anëtarët e InfraGrad kanë qasje në informacionin që ua mundëson atyre mbrojtjen e pasurive të tyre dhe për t’ia dhënë informacionet qeverisë që ndihmon përgjegjshmërinë e vet për parandalimin dhe adresimin e terrorizmit dhe krimeve të tjerë.”

Lulz Security tregoi gjatë javës së kaluar se kishte marrë më shumë se një milion fjalëkalime të email adresave dhe të dhëna të tjera nga SonyPictures.com, një faqe kjo e cila ofron pamje të filmave dhe përditësime të emailave në risitë e ardhshme.

Grupi postoi mijëra email adresa dhe fjalëkalime të vjedhura për Gmail, Hotmail, AOL, Yahoo etj., në Pastebin.com, ku këto të dhëna ishin publikisht të qasshme.

Sony Pictures Entertainment kërkoi falje gjatë kësaj fundjave për këtë prishje të të dhënave.

Në fund të muajit maj, Lulz Security shënjestroi uebfaqen e Shërbimit Publik Jofitimprurës të Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar  një film, i cili ishte bërë për WikiLeaks, që ishte quajtur “Frontline: Wiki Secrets”.

Hakerët njollosën uebfaqet PBS Web me grafite, duke paraqitur shpalosje të informacionit të anëtarëve dhe vendosën një rrëfim se reperi Tupac Shakur ishte gjallë dhe jetonte në Zelandën e Re./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>