Siguri

Hakerët sulmojnë një ueb faqe në Itali

Jan 4 2012
0 Shpërndarje
Hakerët sulmojnë një ueb faqe në Itali

Zyrtarë të bashkisë së Godega di Sant’Urbano në Treviniano thanë sot se faqja e tyre zyrtare u bë objekt i një sulmi nga piratë të internetit.

NOA.al njofton më tej se hakerët kanë nxjerr jashtë pune faqen për disa orë duke penguar kështu qytetarët të vizitojnë faqen për të marrë të dhëna lokale e shkarkuar dokumente e formularë të ndryshëm. Deri diku faqja të jipte ndjenjën se ka funksionim normal, por në vendet kur klikohej diçka atëherë vizitori dërgohej në vende ku shkruante “Test”, “Test2″ dhe “Hacked”, raporton agjencia e lajmeve NOA.

Kurse klikimet e mëtejshme nxirrnin dhe “firmën” e hakerëve ku shkruhej: “Hacked by Slover” dhe mbishkrimi “Albanian Hacker!!”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>