Lajmet

Hakerët sulmojnë sajtin e AAK: “Haradinaj është vrasës”

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
Hakerët sulmojnë sajtin e AAK: “Haradinaj është vrasës” Photo Source: Insajderi

Uebsajti i partisë së Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (aak-ks.org) është kthyer kundër tij, ku në faqen kryesore qëndron logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me titullin “Haradinaj është vrasës” raportoi Insajderi.

Sipas një njoftimi të AAK-së në Facebook, këtë veprim e kanë bërë “hakerët antishqiptarë”.

“Sonte në orët e vona është thyer faqja zyrtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Menjëherë me pas janë publikuar dhjetëra materiale propagandistike në gjuhën serbe por edhe në gjuhe të tjera, të cilët atakojnë figurën e Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Faceebook.

Në këtë moment tentativa për tu qasur në uebfaqen e AAK-së ridrejton lexuesit në faqen zyrtare të partisë në rrjetin social Facebook.

Lajmet e fundit>