Siguri

Hakerët sulmojnë, “Vritet Obama”

Jul 4 2011
0 Shpërndarje
Hakerët sulmojnë, “Vritet Obama”

Llogaria në Twitter @foxnewspolitics është thyer gjatë mëngjesit të ditës së sotme, dhe ka postuar një mesazh fals që sugjeronte se presidenti Obama është vrarë në Iowa. Sipas NYTimes një grup që quante veten The Script Kiddies ka dërguar një mesazh tek 33,000 përcjellësit e @foxnewspolitics duke thënë se zëvendës presidenti Biden ka marr rolin e presidentit. 

Sipas përfaqësuesve Fox ka kuptuar se llogaria e saj është thyer dhe ka postuar një lajm në ueb faqen e saj për të hedhur poshtë tregimin fals të postuar në llogarinë e saj. Ajo ka dërguar edhe një mesazh tek shërbimi sekret amerikan për t’i lajmëruar në lidhje me rastin në fjalë.

Në anën tjetër Script Kiddies, duket se janë në grup ku njëri prej pjesëmarrësve është ish anëtarë i Anonymous. Megjithatë ata në të ardhmen shpresojnë të punojnë bashkërisht me Anonymous për ndonjë sulm tjetër të radhës ndaj Fox News. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>