Siguri

Hakerët tentuan të mashtrojnë klientët e ProCredit Bank

May 21 2011
0 Shpërndarje
Hakerët tentuan të mashtrojnë klientët e ProCredit Bank

Më pas në e-mail vazhdohej se duhet të konfirmoni pranimin e Kushteve të Përdorimit dhe qëllimin duke klikuar këtë “për të konfirmuar e-mail adresën”. Dhe në fund ju faleminderit ProCredit Costumer Support.

Ne menjëherë dërguam një e-mail drejt shërbimit për konsumatorët të ProCreditBankës dhe nuk publikuam ndonjë gjë në lidhje me këtë problem, përderisa të kishim një reagim zyrtar nga ndonjë prej përfaqësuesve të kësaj banke, por kjo nuk ndodhi dhe mesa duket vetëm në rastet kur ndodh më e keqja zyrtarë të kësaj banke deklarohen për media më “të mëdha”.

Ky email i dërguar në adresën tonë përmes së cilës kryejmë shërbime bankare online, është i tipit “phishing” që shtynë përdoruesit të klikojnë linkun dhe më pas iu vjedh informatat personale të tyre. Pas klikimi te linkut paraqitej domeni http.thinali.gr, ku pjesa.gr nënkupton Greqinë dhe na bënë me dije se prejardhja e sulmit është nga ky vend.

Në sqarimin e dhënë për Zeri.info, Mimoza Godanci zëvendësdrejtoresh e ProCredit Bank ka thënë se klientët janë njoftuar dhe se ata klientë që pranojnë e-mail të këtillë duhet t’i injorojnë dhe t’i fshijnë menjëherë. “Klientët tanë janë të pajisur edhe me tokenë, aparatin pa të cilin qasja në e-banking është e pamundur, dhe i cili përmban kodin që ndryshon në intervale shumë të shkurtra kohore”, ka thënë Godanci për Zëri.

Megjithatë siç e dini më parë pati një thyerje nga ana e hakerëve edhe në sistemin e tokenëve që llogaritet një prej më të sigurtëve në botë, kështu që kjo nënkupton se as këto sisteme nuk janë të pamundura për tu thyer, por janë realisht masat më të sigurta që mund të aplikojë klienti që përdorë shërbime bankare online.


Pamje e e-mailit mashtrues që kemi pranuar

Në paralajmërimin e vendosur online PCB thekson se e vetmja adresë zyrtare për të kryer shërbime bankare online është https://ebanking.procreditbank-kos.com, prandaj çfarëdo adrese tjetër që ju paraqitet për të bërë shërbimin e njëjtë, është mashtrim.

Zyrtarë të ProCredit Bank kanë theksuar se klientët janë të sigurt dhe mund të vazhdojnë përdorimin e shërbimeve online pa problem, vetëm të kenë kujdes ndaj rasteve të këtilla. Ndërsa ne do të ishim të interesuar të kuptojmë nëse ju keni përjetuar diçka të këtillë. Komentoni më poshtë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>