Siguri

Hakerët thonë se iPad ka më shumë vrima të sigurisë

Jun 14 2010
0 Shpërndarje
Hakerët thonë se iPad ka më shumë vrima të sigurisë

Në një blog post, grupi i hakerëve i quajtur Goatse Security tha të thënën se një “sulmues i aftë” do të mund të shfrytëzonte dobësinë e shfletuesit Safari të iPad. Vrima në shfletues potencialisht do të mund t’i lejonte dikujt të fitojë qasje të dëshiruar në një iPad të përdoruesit, kur ai përdorues të klikojë një lidhje të dëmshme.

Goatse lëshoi një shpjegim në ueb faqen e saj rreth asaj sesi punojnë vrimat: Për tu mbrojtur ndaj hakerëve, shfletuesit e internetit zakonisht kufizojnë qasjen e ueb faqeve në kompjuterë përmes kanaleve të komunikimit të njohura si “porte”. Por shfletuesi Safari i Apple, ka dështuar të bllokojë disa porte jolegjitime. Një hakerë do të mund të shfrytëzonte këto kanale të pambrojtura, dhe në kombinim me veçoritë e Safari që në mënyrë automatike ekzekutojnë kërkesa softuerike, dëmi është i paevitueshëm”.

“Thjeshtë thënë, ka nj vrimë në versionin Safari për iPad që lejon dikë të jetë pronarë i makinës suaj” tha Hemanshu Nigam, themelues i SSP Blue, një firmë konsultuese për cyber-siguri.

“Në momentin që ai futet, haberi mund të bëjë me iPad-in tuaj çfarë do që dëshiron dhe mund të merr gjithashtu çfarëdo që dëshiron prej tij”.

Apple ka arnuar vrimën në versionin për desktop të shfletuesit Safari gjatë muajit Mars, kur ishte zbuluar për herë të parë lëshimi i sigurisë. Por Apple ende nuk ka vendosur një arnim për versionin mobil, duke e lënë iPad-in të rrezikuar ndaj sulmeve, thonë hakerët.

Në anën tjetër Apple nuk ka qenë e gatshme për të dhënë ndonjë koment.

Lajmet e fundit>