Siguri

Hakerët thyejnë faqen e Sekretariatit të Turizmit në SHBA

Feb 20 2009
0 Shpërndarje
Hakerët thyejnë faqen e Sekretariatit të Turizmit në SHBA

altUeb faqja për rezervime të udhëtimeve Govtrip që përdoret nga disa agjenci federale amerikane, është prishur nga hakerët javën e kaluar, bëhet e ditur nga Computerworld. Faqja nuk është kthyer akoma në funksion, as për punëtorët federalë, e as për qasje nga interneti.

Sipas General Services Administration (GSA), hakerët e prishën faqen dhe më pas krijuan lidhje që i dërgonte përdoruesit në një adresë të gënjeshtërt, duke e sulmuar më pas sistemin e tyre. Javën e kaluar, kur disa përdorues sitit po përpiqeshin të hynin në faqe, u ridrejtuan në disa adresa që përmbanin përmbajtje të infektuar.

Inicidenti që preku edhe disa agjenci të tjera federale, u zbulua nga Sistemi i Sigurisë. Tani për tani faqja e Govtrip nuk është e sigurtë dhe si e tillë është më mirë që ju të mos i qaseni. Govtrip përdoret nga agjencitë qeveritare amerikane si EPA, Departamenti i Energjisë, Departamenti i Shëndetësisë dhe Burimeve Njerëzore, Departamenti i Trasportit etj..
 

Lajmet e fundit>