Lajmet

Hakerët vjedhin 1 TB të dhëna gjatë ditës

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Hakerët vjedhin 1 TB të dhëna gjatë ditës

Sa më shumë që mundesh t’ia ndalosh dikujt një gjë, aq më tepër do ta nxitësh ta bëjë atë. Kështu duket të ketë ndodhur me fushata të mëdha të spiunazhit online, të cilat ndonëse janë munduar që të parandalohen nga masat e qeverive të vendeve të shumta, megjithatë nuk është arritur parandalimi i tyre.

Kjo gjë thuhet në një studim të ri të lëshuar gjatë ditës së mërkurë nga Team Cymru.

Studimi i shpërndarë ekskluzivisht me The Verge thotë që hakerët e huaj janë duke vjedhur 1 terabajt të dhëna gjatë ditës nga qeveritë, ushtritë dhe institucionet akademike. Siç duket, hakerët janë duke e përdorur një rrjet prej 500 serverëve të kompjuterëve.

Në artikullin e sipërpërmendur, Team Cymru përfundon që hakerët janë aq të sofistikuar dhe janë duke kryer fushata aq masive sa që ata duhet të jenë të sponsorizuar nga shteti. “Kjo është vjedhje në internet në një nivel industrial,” tha për The Verge, drejtori i Team Cymru, Steve Santorelli.

Sidoqoftë, edhe pse është arritur ky përfundim, fatkeqësisht nuk dihet se cila qeveri, ose nëse ky institucion shtetëror qëndron prapa sulmeve. Në të kaluarën, shumë ekspertë për siguri kanë drejtuar gishtin për të fajësuar qeverinë kineze për mbështetje të hakerëve, por kjo e fundit i ka mohuar të gjitha këto akuza.

Sipas një raporti të bërë nga Bloomberg gjatë javës së kaluar tregohet që këto sulme mund të mos kenë burim vetëm Kinën, por disa prej tyre mund të vijnë edhe nga kriminelë kibernetikë të vendosur në Evropën Lindore.

Hakerët më të mëdhenj të historisë, çfarë u ndodhi atyre?

Kudo që të jetë vendndodhja e këtyre kriminelëve që bëjnë vjedhjen e të dhënave, ata tashmë kanë tërhequr vëmendjen e ligjvënësve amerikanë, saqë këta të fundit nëpërmjet disa krahasimeve shqetësuese, janë munduar që të paraqesin rrezikun e vërtetë që mund të kenë këto sulme. Drejtoresha e Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano, lajmëroi gjatë muajit të kaluar që ajo beson që “një 9/11 kibernetik” do të mund të ndodhte “në mënyrë të pashamgnshme”.

Nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte, tha ajo, ajo do të mund të dëmtonte shtetin dhe të rrëzonte rrjetin elektrik, infrastrukturën e ujit, sistemet e transportit dhe rrjetet financiare. (PC World Albanian)

hacker

Tags >

haker
Lajmet e fundit>