Siguri

Hakerët Iranian sulmojnë Baidu-n

Jan 12 2010
0 Shpërndarje
Hakerët Iranian sulmojnë Baidu-n

Faqja kryesore e Baidu-së ishte zëvendësuar përkohësisht me një mesazh që shënonte “Kjo faqe është thyer nga Cyber-Armata Iraniane”, ndërsa prapavija ishte e errët dhe përmbante një flamur të Iranit në sfond.

Ky është sulmi i dytë i profilit të lartë nga ky grup, që theu Twitter-in në muajin dhjetor, dhe pastaj zëvendësojë faqen kryesore më të njëjtin titull dhe me të njëjtin mesazh anti-amerikan.

Gjersa Twitter luajti një rol të rëndësishëm në mundësimin e komunikimit gjatë protestave të qershorit të kaluar të studentëve Iranian, nuk ishte e qartë pse ueb faqja e Baidu-së ishte vënë si cak sulmi. Megjithatë, ekspertët kanë hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së qeverisë Iraniane.

Kina dhe Irani kanë një marrëdhënie relativisht të mirë mes vete e cila bazohet në energji, dhe kompanitë e Kinës gjithashtu i shesin gaz Iranit.

“Gjatë këtij mëngjesi, emri regjistrues i domenit të Baidu-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte bllokuar, dhe nuk ka pasur mundësi për qasje në të” tha Baidu në një deklaratë.

Makina kërkuese e Baidu-së nuk ka funksionuar së paku për një orë.

Lajmet e fundit>