Siguri

Hakerët Kinez kanë përdorur shfletuesin e Microsoft

Jan 17 2010
0 Shpërndarje
Hakerët Kinez kanë përdorur shfletuesin e Microsoft

Kompania softuerike më e madhe në botë gjatë vikendit paralajmëroi për një vrimë të cilën e kanë shfrytëzuar hakerët Kinez për të sulmuar mijëra kompani amerikane – i njëjti sulm që ka shtyrë Google që të martën të paralajmëroj planet për tu larguar nga censura ndaj makinës së saj kërkuese.

“Në një sulm të përpiluar me përpikëri… Internet Explorer mund të detyrohet që të lejojë ekzekutimin e një kodit nga largësia” tha Microsoft në paralajmërimin e saj të sigurisë.

Kompania shtoi se ende nuk ka arnuar lëshimin në ueb shfletuesin më të popullarizuar në botë, që përdoret nga pothuajse dy të tretat e përdoruesve të internetit. Sulmi, që siç duket ka pasur si qëllim vjedhjen e informatave personale tek disidentët Kinez dhe kodi që shtynë punën e disa prej shërbimeve kritike të Google, gjithashtu ka goditur edhe një numër kompanish tjera, duke përfshirë edhe Yahoo-në dhe kontraktonin Northrop Grumman për US Defence.

Microsoft konfirmoi për ekzistimin e vrimës pas një investigimi të kryer nga kompania e sigurisë së internetit McAfee, dhe pas informacioneve të ofruara nga Google dhe Adobe.

“Sikurse me shumicën e sulmeve me caqe, ndërhyrësit fitojnë qasje në një organizatë duke dërguar një sulm të përshtatur për një apo disa individë të caktuar” tha George Kurtz, shef oficer i teknologjisë pranë McAfee, duke shtuar se hakerët më pas  do të shfrytëzonin vrimën në Internet Explorer për të infektuar kompjuterin e viktimës.

“Në momentin që shkarkohet malware dhe instalohet, ai hap një derë të pasme që lejon sulmuesit të performojnë gjurmim dhe të përfitojnë kontroll të plotë mbi sistemin e komprometuar. Sulmuesi tani mund të identifikojë caqe të vlerave të larta dhe mund të fillojë të tërheq të dhëna të vlefshme nga kompania”.

Sulmi të cilin tani analistët po e quajnë “Operacioni Aurora”, duke se ka qenë i orkestruar me kujdes dhe ka shfrytëzuar vrimën e fshehur në sistemet e Microsoft. 

Gjatë kësaj jave qeveria e Google për herë të parë reagoi ndaj deklaratave të Google, duke thënë se është kundër krimit kompjuter dhe se ka qenë edhe vetë viktimë e cyber-sulmeve gjatë të kaluarës. Megjithatë, deklarata e lëshuar nga ministra e jashtme e vendit, gjithashtu përmbante një kërcënim të mbuluar për kompanitë tjera që mund të jenë duke konsideruar qëndrimin e Google.

“Kina ka tentuar të krijojë një ambient të favorshëm për internetin” tha një zëdhënëse. “Kina mirëpret kompanitë ndërkombëtare të internetit për të bërë biznes brenda vendit sipas ligjit. Ligji i Kinës ndalon cyber rime, duke përfshirë edhe sulme të hakerëve”.

Lajmet e fundit>