Siguri

Hakerët krijojnë çdo javë nga 57.000 ueb faqe të dëmshme

Sep 11 2010
0 Shpërndarje
Hakerët krijojnë çdo javë nga 57.000 ueb faqe të dëmshme

Dora hulumtuese e kompanisë së sigurisë Panda Security ka shpalosur se një mesatare prej 375 fjalëve kyçe apo brendeve vidhen çdo javë dhe përdoren në URL të këtyre ueb faqeve të dëmshme.

Përveç kësaj, 65 për qind e këtyre ueb faqeve false janë të dizajnuara të duken sikurse janë pronë e bankave kurse 27 për qind e tyre shpresojnë të mashtrojnë ueb përdoruesit duke menduar se ata janë pjesë e ueb faqeve për ankande online si eBay.

PandaLabs gjithashtu ka thënë se 2.3 për qind e ueb faqeve të mbetura në kuadër të tyre postojnë në faqe prej institucioneve tjera financiare (siç janë fondet e investimeve dhe aksionarët), kurse 1.9 për qind janë krijuar që të duken si organizata qeveritare.

Pjesa tjetër e faqeve të dëmshme përmbajnë mashtrime të faqeve si Paypal, dhe të faqeve që janë dizajnuar sikurse ata janë të lidhur me ISP dhe faqe për lojëra.

Panda tha se kur ueb përdoruesit kërkojnë për këto brende dhe fjalë kyçe, një link i këtyre ueb faqeve të dëmshme do të paraqitet në mesin e rezultateve. Kur një ueb përdorues viziton një prej këtyre ueb faqeve të dëmshme ai ose do të ketë shkarkim të diçkaje të dëmshme në kompjuterin e tij ose ueb faqja mashtron paraqitjen e një faqeje origjinale dhe mashtron përdoruesin që të fus detajet e tij dhe në këtë mënyrë të vjedh identitetin e tij.

“Problemi është se kur ju vizitoni një ueb faqe përmes motorit kërkues, mund të jetë vështirë për përdoruesin të dijë nëse faqja është origjinale apo jo” tha Luis Corrons, drejtor teknik i PandaLabs.

“Për këtë arsye dhe për shkak të nivelit të lartë të kësaj teknike, këshillohet që të shkruhet adresa në vend se të bëhet kërkimi në motor kërkues” këshillon ai. /pcworld.al

Lajmet e fundit>