Siguri

Hakerët nga Kosova në aksion

Aug 1 2010
0 Shpërndarje
Hakerët nga Kosova në aksion

Në ueb faqen e www.nis.okrug.gov.rs është vendosur mbishkrimi në gjuhën angleze “Kosovo is independent” (Kosova është e pavarur), dhe më tej është shkruar që të mos vazhdohet më me ankesa sepse do të përballeni me të njëjtin rezultat si në GJND. “Ne jemi fituesit dhe askush nuk do ta ndryshojë këtë” ishte mesazhi nga LiMi’Hack.

Përveç një imazhi me një fëmijë të mbështjellur me flamurin e Shqipërisë dhe në të cilën ishte mbishkrimi “Republic of Kosovo / Hackers”, ueb faqja përmbante edhe në vend të logos së saj një logo të flamurit të Kosovës. Deri më tani ueb faqja është jashtë funksionimit të rregullt

Sulmi i dytë në një far forme sulm paralajmërues ishte drejtuar nga LiMi’Hack tek Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizonit të Shqipërisë, www.kkrt.gov.al në të cilën ishte vendosur një paralajmërim ku thuhej se “nuk jeni kujdesur sa duhet për sigurinë e faqes suaj. Më mirë të merrni një paralajmërim nga hakerat shqiptarë se faqja juaj të merret përsipër nga ndonjë haker armik.

“Kujdesuni që të arnoni vrimat tuaja të sigurisë, që një faqe qeveritare si kjo të mos bjen në dorë të ndonjë hakeri të huaj” u tha në paralajmërim. Uebi mbante të njëjtin imazh dhe shenjën e të njëjtit haker, LiMi’Hack.

Edhe faqja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (http://www.ks-gov.net/mmph/) ishte cak i sulmeve gjatë ditës së sotme. Në fillim kontrollin mbi faqe e kishte një grup i quajtur KSC që siç duket e kishte bërë vetëm për të treguar lëshimet e sigurisë, pastaj faqja u sulmua nga një haker serb që vendosi disa mbishkrime serbe dhe në fund kontrollin e mori LiMiHack, që vendosi të njëjtin paralajmërim me atë sikurse tek faqja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizonit të Shqipërisë.

Por kjo faqe nuk është ueb faqja zyrtare e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sepse http://www.mmph-ks.org/ është vënë në shfrytëzim për këtë Ministri para disa kohësh.

Duhet theksuar dhe është për tu çuditur është reagimi i administratorëve të ueb faqeve. Vetëm gjatë ditës së sotme tre hakerë të ndryshëm futën hundët në këtë faqe të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe askush nuk reagoi, së paku të vë tërëisht jashtë funksionit atë që të mos ta përdor askush.

Megithatë duhet theksuar se këto lloj “sulmesh” duhet të vetdijësojnë institucionet që të rrisin sigurinë dhe të vendosin njerëz përgjegjës në pozita kyçe për të administruar si duhet ueb faqet.

Lajmet e fundit>