Siguri

Hakeri amerikan ka vejdhur detaje të mbi 130 milion kartelave kreditore

Aug 18 2009
0 Shpërndarje
Hakeri amerikan ka vejdhur detaje të mbi 130 milion kartelave kreditore

Albert Gonzalez (28 vjeç) së bashku me dy të tjerë shtetas të Rusisë, i kanë dalë të vjedhin më shumë se 130 milion numra të kartelave të kreditit dhe debitit prej fundit të vitit 2006 deri në vitin 2008

Prokurorët e kanë quajtur rastin më të madh të krimit kompjuterik dhe vjedhjes së identitetit, që kanë parë ndonjë herë.
Caqet ishin rrjetet kompjuterike në sistemet e pagesës në Heartland, një procesor pagese në Princeton, 7-Eleven, Hannaford Brothers, një rrjet i supermarketeve regjionale dhe dy shitës tjerë.

Numrat e vjedhur të kartelave kreditore dhe atyre të debitit ishin shitur më pas online, dhe disa ishin përdorur për të bërë blerje të paautorizuara dhe tërheqje nga bankat.

Gonzalez është në burg që nga maj i vitit 2008, kur ishte arrestuar si pjesë e vjedhjes së të dhënave në zinxhirin e restoranteve Dave & Buster’s dhe është ende duke pritur gjykimin në rastet tjera të vjedhjes së kartelave kreditore dhe atyre të debitit.

Por ajo që i ka befasuar hetuesit ishte se Gonzales ka punuar dikur me ta. Në vitin 2003, pasi ishte arrestuar në New Jerse për një krim kompjuterik, ai ndihmoi Shërbimin Sekret dhe Prokurorët Federal në New Jeresy për të identifikuar bashkëpunëtorët e tij të mëhershëm. Sidoqoftë, pasi u lirua ai u rilidh me shokët e tij të vjetër dhe u kthye sërish në lojë
New York Times thekon se ai ka përdorur një listë tregtie për blerje që kap pasurinë e më shumë se 500 kompanive. Sulmet online kanë shfrytëzuar lëshimet në gjuhën programuese SQL. Gonzalez përdori programet e “nuhatjes” në rrjetet e korporatave, të cilët ndërhyn në transaksionet e kartelave të kreditit në momentin e bërë dhe pastaj transmetuan numrat në serverët që ai huazoi në SHBA, Holandë dhe Ukrainë.

Lajmet e fundit>