Blog

Hakeri Britanik Marcus Hutchins gjobitet me 30,000 dollar

Aug 7 2017
0 Shpërndarje
Hutchins u bë i njohur për mbarë botën gjatë muajit Maj duke zbuluar një mënyrë për të parandaluar sulmin WannaCry që godit organizata në 150 vende të botës. Hakeri Britanik Marcus Hutchins gjobitet me 30,000 dollar

Prokurorët Amerikanë thanë se eksperti Britanik i sigurisë kibernetike arrestuar javën e kaluar ka pranuar krijimin e softuerëve për vjedhjen e kredencialeve bankare.

Megjithatë ai kishte mohuar akuzat e krijimit të maluerit Kronos. 23 vjeçari i cili thuhet se ka ndihmuar në uljen e impaktit të WannaCry në Britani u arrestua të Premten në Las Vegas.

Ai u detyrua të paguante gjobë prej 30,000 dollarësh të cilën nuk arriti ta shlyente të Premten dhe kaluar fundjavën në burg.

Ndërsa u largua nga gjykata, Hutchins u urdhërua të ecte me duart pas shpinës por nuk ju vunë pranga. Prokurorët thanë se softueri i krijuar prej tij ishte shitur 2,000 dollar në Qershor të 2015-ës.

Hutchins u bë i njohur për mbarë botën gjatë muajit Maj duke zbuluar një mënyrë për të parandaluar sulmin WannaCry që godit organizata në 150 vende të botës.

Ai u arrestua në aeroportin e Las Vegas ndërsa po përgatitej të largohej për në shtëpinë e tij. (http://bit.ly/2vHGqRh)

Malueri Kronos, për të cilin akuzohet Hutchins është përdorur për vjedhje të të dhënave financiare dhe kredencialeve bankare.

Ekspertët e sigurisë thanë se kodi i Hutchins ishte integruar në maluerin Kronos por ky nuk kishte gisht në të. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>