Lajmet

Hakeri dënohet me 3 vjet e gjysmë burg për vjedhjen e të dhënave në iPad

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Hakeri dënohet me 3 vjet e gjysmë burg për vjedhjen e të dhënave në iPad

Andrew Auernheimer, 27 vjeç, është dënuar këtë javë me 3 vjet e gjysmë heqje lirie pasi kishte vjedhur të dhënat personale të rreth 120 000 përdoruesve të iPad-it, përfshi Police booking photo of Andrew Auernheimerkryetarëve të bashkive, një prezantuesi lajmesh në TV si dhe një personazhi të rëndësishëm të Hollivudit.

Prokurorët u shprehën se koha në burg do t’u jepte një mësim të mirë të gjithë hakerave të tjerë të cilët synojnë të cenojnë privatësinë e njerëzve të pafajshëm në internet.

Auernheimer nga ana tjetër kërkoi lirim dhe avokati i tij argumentoi se në fakt nuk ishin vjedhur fjalëkalime, prandaj edhe një kohë kaq e gjatë në burg ishte e pajustifikueshme.

Ndër personazhet të cilëve u ishin vjedhur të dhëna personale ishin prezantuesja e ABC News Diane Sawyer, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg, ai i Çikagos Rahm Emanuel dhe producenti i filmave në HollivudHarvey Weinstein. Prokurorët iu referuan Auernheimer si një “haker të njohur kompjuterik”, i cili së bashku me të tjerë bashkëpunëtorë janë përpjekur të ndërhyjnë në përmbajtje dhe shërbime online.

Ata kishin tentuar të lidhnin adresat e e-mailit me identifikuesit e përdoruesve të iPad-it si dhe kishin përdorur teknikën e forcës brutale për të marrë të dhënat këtyre përdoruesve, të cilët e aksesonin internetin përmes serverave të kompanisë telefonike AT&T në SHBA.

9 të mëdhenjtë: Piratët të cilët ndryshuan Internetin

Më pas, ata publikuan një artikull në internet ku shkruhej se ishin vjedhur informacione personale nga persona të famshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>