Blog

Hakeri i Google i kërkon Tim Cook të dhurojë paratë që nuk janë dhënë nga Apple

Aug 10 2018
0 Shpërndarje
Emri i tij është Ian Beer dhe disa e konsiderojnë si hakerin më të mirë të iOS. Hakeri i Google i kërkon Tim Cook të dhurojë paratë që nuk janë dhënë nga Apple

Apple iPhone është një prej telefonëve më të sigurtë në botë, në mos më i sigurti.

Ky fakt interesant nuk i ka ndaluar hakerët të përpiqen të gjejnë probleme sigurie. Në 2016-ën Apple i ftoi të raportonin duke ofruar shpërblime të majme duke i penguar nga shitja tek startupe të tjera.

Në vitet e fundit, një prej gjahtarëve më të shquar të problemeve të sigurisë në iOS i cili punon për Projektin Zero ztë Google ka gjetur problem pas problemi.

Emri i tij është Ian Beer dhe disa e konsiderojnë si hakerin më të mirë të iOS.

Ditën e Mërkure në konferencën Black Hat në Las Vegas, Beer publikoi një mesazh në Twitter në drejtim të Tim Cook, duke i kërkuar të paguajë për çdo problem që ka raportuar që nga 2016 dhe kërkoi që këto para ti dhurohen Amnesty International.

Jo pak herë Beer shfaqet në buletinët e sigurisë të Apple për kontributet e tij në gjetjen e dobësive të sigurisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>