Lajmet

Hakeri i Anonymous shumë i ri për të shkuar në burg

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
Hakeri i Anonymous shumë i ri për të shkuar në burg

Një adoshelent britanik i gjetur fajtor për sulmimin e PayPal dhe kompanive të tjera të mëdha si pjesë e fushate kibernetike të grupit Anonymous do të dërgohej në burg po të mos ishte për moshën dhe personalitetin e trazuar të tij, tha gjykata.

Jake Birchall, 16 vjeçar në kohën e sulmeve dhe tani 18 vjeçar, ka pranuar gjatë arrestit të parë që kishte marrë pjesë në një varg të sulmeve DDoS të profilit të lartë ndaj disa kompanive në periudhën 1 gusht 2010 – 22 janar 2011.

Gjykatësi Peter Testar, dënoi Birchallin me një rehabilitim prej 18 muajve dhe 60 orë punë pa pagesë për komunitetin, duke e përshkruar të riun në bazë të raporteve psiqiatrike si “të izoluar thellësisht”.

“Gjatë gjykimit une duhet të kisha parasysh faktin që ai ishte nën moshën 18 vjeç” shpjegoi gjykatësi Testar.

“Është një dënim për nevoja të veçanta në rastin konkret. Ai ka përmbushur kriterin e diagnozës në kushte të caktuara,” shtoi ai pa shpjegim të mëtjeshme.

Sulmet kanë qënë mjaft të suksesshme që mund ti kenë kushtuar rreth 3.5 milionë pound PayPal.

“Ti ke luajtur një rol me rëndësi në këtë rast serioz. Askush nuk e di saktë se sa dëm ështe shkaktuar, që potencialisht do të mund të kishte shkaktuar shumë më tepër dëme,” tha gjykatësi Testar.

Javën e kaluar, dy nga bashkëpunëtorët e Birchall, në të njëjtat sulme të grupit Anonymous, Christopher Weatherhead, 22 vjeçar, dhe Ashley Rhodes, 28 vjeçar, u dënuan respektivisht me 18 muaj burg dhe 18 muaj pezullim. (PC World Albanian)

anonymous

Lajmet e fundit>