Lajmet

Hakeri i LulzSec dënohet me 10 vjet burg për zbulim të e-maileve të Startfor-it

Nov 18 2013
0 Shpërndarje
Hakeri i LulzSec dënohet me 10 vjet burg për zbulim të e-maileve të Startfor-it

theverge1_640_large_verge_medium_landscapeHakeri i LulzSec, Jeremy Hammond, është dërguar në burg pas shpalljes fajtor dhe duhet të vuajë dënimin prej 10 vitesh heqje lirie, si dhe 3 vite mbikëqyrje të rreptë pas lirimit, për shkelje të një Akti për Abuzim dhe Mashtrim Kompjuterik, raporton Guardian.

Hammond u shpall fajtor në muajin maj për thyerjen e kompjuterëve të ndërmarrjes private të sigurisë Stratfor dhe zbulimin e e-maileve të tyre për WikiLeaks, dhe që atëherë ka qenë në paraburgim, në pritje të gjykimit. Në një intervistë me Guardian, ai thotë që një dënim i gjatë është një “veprim hakmarrës, inatçor”, nga qeveria.

“Ata e kanë bërë të qartë që janë duke u përpjekur që të dërgojnë një porosi tek të tjerët që vijnë pas meje. Shumë nga kjo është për shkak se ata u goditën, ata ishin të sikletosur nga Anonymous dhe ata e ndjejnë nevojën për të ruajtur fytyrën.”

Dokumentet që Hammond zbuloi shpalosnin mbikëqyrjen që ndërmarrjet iu bënin aktivistëve përgjatë globit, gjë të cilës familja e tij i ishte referuar si një protestë jo e dhunshme.

Deri në atë pikë, Hammond kishte shfaqur fotografitë e Aaron Shwartz dhe Chelsea Manning për të shpjeguar veprimet e tij. Ai është po ashtu hakeri më i fundit që është dënuar sipas Aktit për Abuzim dhe Mashtrim Kompjuterik, që është një ligj i debatueshëm.

Spas Hammond, është duke u bërë zgjerimi i definicionit të asaj që mbulohet nga Akti dhe përdorimi i tij është duke u bërë posaçërisht për aktivistët politikë.

Në një deklaratë të bërë gjatë dëgjimit të tij gjatë të premtes, Hammond tërheq shumë vëmendje në rolin e Sabu-së – liderit të LulzSec i cili u bë një informues i FBI-së në hakimet e tij.

Hammond thotë që Sabu ishte duke punuar me FBI-në që kur të dytë u takuan së bashku dhe që Sabu në fakt e paraqiti atë tek Stratfor-i dhe e përkrahu për të hakuar caqe të tjera të ndryshme. Sipas Guardian, Hammond sugjeron që ai ishte manipuluar. “Unë ende besoj në rëndësinë e haktivizmit si një formë e mosnënshtrimit qytetar.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>