Lajmet

Hakeri i LulzSec paditet për sulme kibernetike

Jun 16 2012
0 Shpërndarje
Hakeri i LulzSec paditet për sulme kibernetike

Shtetasi britanik dhe anëtari i LulzSec, Ryan Cleary, është paditur në gjykatën federale të Los Anxhelosit për hakim të faqes së Fox, PBS dhe Sony. Sipas kopjes së aktakuzës të postuar online nga LA Times, 19 vjeçari akuzohet për orkestrimin dhe organizimin me hakerët bashkëpunëtorë që me qëllim dëmtimin e kompjuterëve.

Hakimet në fjalë janë kryer para një viti.

Në prillin e vitit 2011, LulzSec hyri në serverët e Fox Entertainment Group dhe vodhi informaicone rreth shfaqjes televizive X Factor.

Në majin e vitit 2011, Ueb faqja e PBS NewsHour ishte shpartalluar dhe hakerët postuan lajme të pavërteta ku thanë se reperi Tupac Shakur ende ishte gjallë. LulzSec, thuhet se ka bërë këtë sulm ndaj një emisioni të PBS, që profilizonte rolin e dyshuar të WikiLeaks dhe ish-analistin e inteligjencës së armatës së Shteteve të Bashkuara, Bradley Manning.

Një muaj më vonë LulzSec ofroi 54MB të kodit burimor të rrjetit të zhvilluesve të Sony Computer Entertainment, duke lajmëruar turnin e vet të fundit të “mbjellave” në Twitter. Këto të dhëna u paraqitën më pas në Ueb faqen lulzsecurity.com.

Cleary, akuzohet edhe për pjesëmarrje në sulmet DDoS në rrjetin e lojërave Leage of Legends dhe Serious Organized Crime Agency (SOCA) të Britanisë.

Falë hakimit të SOCA-s dhe veprimeve tjera, Cleary ishte arrestuar në Britaninë të Madhe në qershorin e vitit 2011. Scotland Yard e ngarkoi atë me thyerje të ligjeve të shtetit me pjesëmarrjen në sulmet kibernetike kundër organizatave të ndryshme britanike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>