Lajmet

Hakeri pretendon që është futur në të dhënat e Adobe

Nov 15 2012
0 Shpërndarje
Hakeri pretendon që është futur në të dhënat e Adobe

Një haker i cili thoshte se ishte egjiptian postoi një mesazh në Pastebin me lidhje për qindra regjistra që sipas tij i takojnë punëtorëve dhe përdoruesve të Adobe, duke përfshirë punëtorët e Google, NASA-s dhe ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ashtu edhe institucioneve akademike.

Hakeri tha që kishte vjedhur regjistrime nga një server i Adobe, ku sipa stij kishte regjistra për rreth 150,000 punëtorë dhe klientë të Adobe.

Në lidhje me këtë, Adobe nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar gjatë ditës së mërkurë.

Regjistrat përfshinin emrat, titujt e punëve të ndërmarrjes që i përkisnin, numrat e telefonit, adresat e e-mailit emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet që janë ngatërruar , ose siç thonë hulumtuesit e sigurisë të “hashuar(sheshuar)” , duke përdorur një algoritëm të njohur si MD5, një vegël shumë e përdorur për të prodhuar gjurmë unike dixjitale.

Por fjalëkalimet e hashuara me lehtësi mund të deshifrohen duke përdorur shërbimet e gatshme që janë në dispozicion online.

Hakeri thotë që i kishte treguar ndërmarrjes Adobe për të metën në siguri

Disa nga regjistrimet janë të vjetruara. Një regjistrim i përket një njeriu me emrin Ben Tauber i cili është listuar si një menaxher produkti në Adobe.

Në profilin në LinkedIn të Tauberit paraqitet që ai kishte lënë Adobe-n në vitin 2010 dhe që tani punon në Google.

Hakeri tha që i kishte treguar ndërmarrjes Adobe për të metën dhe tha që ai kishte zbuluar reagimin e ngadalshëm të ndërmarrjes. Në një porosi së bashku me të dhënat, ai u ankua që iu desh ndërmarrjes që të kalojnë pesë deri shtatë ditë që të përgjigjej për raportin për dobësitë dhe rreth tre deri në katër muaj që t’i arnojë ato.

“Ndërmarrje të këtilla të mëdha duhet të reagojnë vërtet shumë shpejt dhe t’i arnojnë çështjet e sigurisë aq shpejt sa të mundin”,- tha ai.

Hakeri paralajmëroi që ai ishte duke planifikuar një tjetër zbulim të të dhënave, kësaj here për Yahoo-n. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>