Siguri

Hakeri shkruan një virus për Mac, të lehtë për përdorim

Feb 26 2011
0 Shpërndarje
Hakeri shkruan një virus për Mac, të lehtë për përdorim

Quhet the BlackHole RAT (pjesa RAT është për “qasje të largët të trojanit”) dhe mjaft lehtë mund të kërkohet online në forumet për haking, sipas Chet Wisniewski, një kërkues me një shitës të antivirusëve Sophos. Tashmë madje është edhe një demonstrim me video në YouTube për programin që tregon çfarë mund të bëni.

Sophos nuk e ka parë Trojanin të përdorur në ndonjë sulm online, por softueri është mjaft i lehtë për t’u përdorur dhe, nëse një kriminel do të mund të gjente ndonjë rrugë për ta instaluar atë tek ndonjë përdorues i sistemit Mac, ose ta shkruajë kodin sulmues që do të arrinte në heshtje ta instalonte atë në Mac, atij do t’i jipej kontrollimi i makinës së hakuar.

BlackHole është një lloj i Trojanit për Windows të quajtur darkComet, por siç duket, ai është shkruar nga një zhvillues tjetër. Burimi kodues i darkComet është i gatshëm falas, kështu që duket se autori i BlackHole thjesht e mori atë kod dhe e ndryshoi paksa, që ai të mund të punonte në Mac, tha Wisniewski.

Mac OS X ka arritur që të zë Windowsin në treg dhe kjo ka filluar që ta bëjë atë platformë më interesante për kriminelët. Wisnieweski tha që derisa sulmet keqdashëse në Mac janë ende të rralla, ai ka parë një Trojan tjetër të quajtur HellRTS, duke qarkulluar në faqet për shpërndarje të skedarëve për softuerët piratë për Mac./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>