Siguri

Hakeri nga Australia akuzohet për infektim të 3.000 kompjuterëve

Aug 13 2009
0 Shpërndarje
Hakeri nga Australia akuzohet për infektim të 3.000 kompjuterëve

Softueri ishte dizajnuar për të vjedhur kredencialet bankare dhe informatat e kredit kartës nga makinat e komprometuara.

Njeriu, identiteti i të cilit është i panjohur, do të paraqitet në gjyq me 4 shtator. Ai ishte arrestuar pas një investigimi 3 mujor prej policisë shtetërore dhe specialistëve federal të krimeve kompjuterike,

“Ai është akuzuar për ofendime që në terme të dënimit janë ekuivalent me 10 vite burg” deklaroi një zyrtar i policisë shtetëror të Australisë, që gjithashtu theksoi se priten edhe arrestime tjera.

Njeriu në fjalë gjithashtu akuzohet për vendosjen e sulmeve të ndaljes së qasjes në ueb (sulme të njohura si Dos), që ka përfshirë më shumë se 74.000 kompjuterë anembanë botës.

Lajmet e fundit>