Harduer

“Hakimi” i ri i iPhone që i lejon përdoruesit të anashkalojnë “lockscreen”

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
“Hakimi” i ri i iPhone që i lejon përdoruesit të anashkalojnë “lockscreen”

iphone hackMe sa duket ka dalë një video e re në YouTube, e cila u mëson përdoruesve të iPhone si të anashkalojnë ekranin kryesor që është i kyçur në versionin më të fundit të iOS.

Videoja tregon një mënyrë të komplikuar, dhe një sekuencë të çuditshme të shtypjes së disa butonave.

Nuk është diçka që gjendet duke “luajtur” me aparatin, por gjithsesi është shqetësuese kur mendon se çdokush mund të bëjë një gjë të tillë pa asnjë mjet të veçantë.

“Hakimi” jep hyrje në rubrikën e telefonit, gjë që do të thotë që personi mund të kryeje telefonata apo veprime të tjera të këtij lloji.

Trudy Miller, zëdhënës i Apple, tha: “Apple e merr shumë seriozisht sigurinë e përdoruesve. Jemi në dijeni të këtij problemi dhe do të gjejmë një zgjidhje në azhurnimin e ardhshëm.”

Apple ka hasur disa probleme me versionin e fundit, por shpreson ti rregullojë me përditësimin e ri. Kompania bëri disa rregullime me rrjetin 3G me të cilin shumë qytetarë europianë kishin probleme.

Në fakt ishin aq shumë sa që Vodafone u tha përdoruesve mos ta azhurnonin sistemin e tyre fare. Apple tha të hënën se përdoruesit duhet të shkarkonin softuerin 6.1.1 dhe çdo problem do të rregullohej. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>