Lajmet

Hakimi i Reddit, janë vjedhur adresa e-mail-i të periudhës 2005-2007

Aug 15 2018
0 Shpërndarje
Ata vodhën kodin burimor dhe skedarë të tjerë privatë që prekin punonjës e Reddit. Hakimi i Reddit, janë vjedhur adresa e-mail-i të periudhës 2005-2007

Sajti shumë popullor i lajmeve dhe diskutimeve Reddit u hakuar në mesin e Qershorit tha kompania ditën e Marte duke ekspozuar e-mail-et e përdoruesve.

Reddit fajëson interceptimin e verifikimit me SMS duke inkurajuar të gjithë përdoruesit të kalojnë tek verifikimi me dy faktor nëse duan të mbrojnë të dhënat.

Reddit tha se hakerët kanë vjedhur të dhëna rezervë, kodin burimor dhe databaza të vjetra përdoruesish gjatë periudhës 2005-2007 si emra, adresa e-mail-i, mesazhe publike e private.

Ata vodhën kodin burimor dhe skedarë të tjerë privatë që prekin punonjës e Reddit.

Të gjitha adresat e periudhës 2005-2007 duhet të ndërrojnë fjalëkalimet jo vetëm në Reddit por edhe sajtet tjera ku kanë përdorur të njëjtin fjalëkalim.

Reddit është një prej sajteve më popullore në botë me 234 milion përdorues unikë dhe 542 milion vizitorë. /PCWorld Albanian

Tags >

Reddit
Lajmet e fundit>