Analiza

Hakimi i Yahoo lë në hije çdo hakim tjetër në historinë e internetit

Oct 5 2017
0 Shpërndarje
Në një deklaratë dhënë ditën e Marte, Yahoo – tashmë pjesë e Oath – tha se bazuar në gjetjet e reja, janë prekur të gjitha llogaritë e saj, 3 miliard ekzaktësisht. Hakimi i Yahoo lë në hije çdo hakim tjetër në historinë e internetit

Sulmi kibernetik më i madh në histori sa u bë edhe më i madh. Kur Yahoo informoi publikun e kishte pasur një hakim masiv në Dhjetor të 2013-ës, tha se vetëm 1 miliard përdorues ishin prekur.

Në një deklaratë dhënë ditën e Marte, Yahoo – tashmë pjesë e Oath – tha se bazuar në gjetjet e reja, janë prekur të gjitha llogaritë e saj, 3 miliard ekzaktësisht.

Sipas informacioneve të dhëna nga kompania, janë vjedhur informacione përdoruesi, adresa e-mail, numra telefonikë, informacione personale si datëlindje dhe pyetjet e sigurisë si dhe fjalëkalime por të enkriptuara.

Sipas kompanisë, nëse është për tu besuar, informacionet rreth llogarive bankare nuk janë prekur.

Sulmet kibernetike dhe hakimet masive si në rastin e Yahoo janë bërë një diçka mëse e zakonshme në vitet e fundit dhe shpeshherë zbulohen pas të dhënat e vjedhur publikohen për shitje në tregjet e zeza.

Siç e tregon edhe infografiku i paraqitur, hakimi i Yahoo lë në hije çdo lloj hakimi tjetër në histori. Vendin e dytë e zë po një tjetër hakim i Yahoo në 2014-ën ku u prekën 500 milion përdorues.

Listën e tre hakimeve më të mëdha në histori e mbyll MySpace me 427 milion llogari të kompromentuara. /PCWorld Albanian

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>