Lajmet

Hakohen dhjetëra llogari në Instagram, rrjeti social fillon hetimet

Aug 15 2018
0 Shpërndarje
Shumica e tyre kanë ndodhur ditët e fundit ndërsa hakerët ende skanë publikuar asgjë në llogaritë e hakuara. Hakohen dhjetëra llogari në Instagram, rrjeti social fillon hetimet

Javën e kaluar disa përdorues kanë raportuar në Reddit dhe Twitter se llogaritë e tyre të Instagram janë hakuar pasi informacioni i konaktit ishte ndryshuar.

Instagram tha se ka filluar hetimet dhe është duke marrë masat e duhura për të ndihmuar të prekurit.

Të paktën 5,000 cicërima nga 899 llogari kanë raportuar hakime në Instagram.

Shumica e tyre kanë ndodhur ditët e fundit ndërsa hakerët ende skanë publikuar asgjë në llogaritë e hakuara.

Një përdorues tha se edhe pse kishte aktivizuar verifikimin e me dy faktorë, llogaria e tij ishte hakuar.

Shumë prej tyre thonë se llogaritë e-mail-et të vendosura pas hakimit të llogarive kishin të bënin me domaine Ruse. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>