Lajmet

Hakohet aplikacioni New York Post, njoftime përdoruesve rreth Donald Trump

Apr 3 2017
0 Shpërndarje
Tabloidi nuk dha informacion rreth hakimit, por përdorues të shumtë publikuan në Twitter njoftimet që u vinin në telefonin e tyre dhe ku shkruhej "Rroftë Presidenti Donald Trump." Hakohet aplikacioni New York Post, njoftime përdoruesve rreth Donald Trump Photo Source: Reuters

New York Post kërkoi falje publikisht ditën e Dielë pak orë pasi aplikacioni u hakua dhe filloi të shfaqte paralajmërime rreth Presidentit Amerikan Donald Trump.

“Sistemi u automatizuar i dërgimit të noftimeve në aplikacionin tonë mobile u hakua mbrëmjen e së Shtunës. Ju kërkojmë ndjesë,” u shpreh gazeta në rrjetin social Twitter pak orë pas dërgimit të njoftimeve.

Tabloidi nuk dha informacion rreth hakimit, por përdorues të shumtë publikuan në Twitter njoftimet që u vinin në telefonin e tyre dhe ku shkruhej “Rroftë Presidenti Donald Trump.”

Postimet e tjera ishin me natyrë religjoze. New York Post është pjesë e News Corp. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>