Biznes

Hakohet Deloitte, raporton një numër të vogël të prekurish

Sep 26 2017
0 Shpërndarje
Sulmi mesa duket kishte shënjestruar operacionet Amerikane të kompanisë dhe u zbulua vetëm në Mars të këtij viti. Hakohet Deloitte, raporton një numër të vogël të prekurish

Firma globale e auditimit dhe këshillimit Deloitte tha ditën e Hëne se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetik i cili ka prekur vetëm një numër të vogël klientësh duke ofruar shumë pak detaje rreth tij.

Deloitte në një qëndrim zyrtar tha se sulmuesit kishin aksesuar platformën e e-mail-eve të kompanisë duke konfirmuar raportin nga prestigjiozja Britanike Guardian e cila dha e para lajmin ditën e Hëne.

Sulmi mesa duket kishte shënjestruar operacionet Amerikane të kompanisë dhe u zbulua vetëm në Mars të këtij viti.

Sipas Guardian ai ka filluar që nga Tetori i 2016-ës por Deloitte nuk ka konfirmuar asgjë. Sulmi ndaj Deloitte, kompania e cila thotë se 80% e konsumatorëve të saj janë pjesë e listës Fortune 500, është më i fundit ndaj një kompanie dhe organizate të profilit të lartë e cila ruan të dhëna sensitive.

Komisioni Amerikan i Tregtisë dhe Equifax raportuan sulme kibernetike po këtë muaj ku ishin kompromentuar të dhëna.

Deloitte thotë se ka komunikuar me autoritetet dhe njoftuar ato “pak” konsumatorë që janë prekur nga sulmi.

Deloitte është një prej katër kompanive më të mëdha në botë të cilat ofrojnë shërbime si auditim, këshillim për blerje dhe shkrirje kompanish.

Gjithashtu ka në funksion një biznes të sigurisë kibernetike i cili ndihmon konsumatorët të ruajnë rrjetet e tyre dhe të hetojnë rreth sulmeve. /PCWorld Albanian

Tags >

Deloitte
Lajmet e fundit>