Lajmet

Hakohet faqja e Electronic Arts

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Hakohet faqja e Electronic Arts

ea-apple-phish-resizedDuke përdorur një sërë marifetesh, hakerat ishin në gjendje të hynin në uebfaqen e Electronic Arts dhe mundën të transformojnë një nga faqet e kompanisë në një faqe fiktive të logimit në llogaritë e Apple. Në momentin që përdoruesit logohen në faqen fiktive, atyre u kërkohet të japin të dhënat e kartës së kreditit, datën e lindjes dhe të dhëna të tjera personale. Kompania e sigurisë Netctaft, zbuloi problemin dhe njoftoi EA për problemin e sigurisë në faqen e tyre ditën e martë. Electronic Arts iu fut punës menjëherë dhe ditën e mërkurë faqja fiktive e vjedhjes së informacioneve nuk ishte më. “Ne e zbuluam dhe e izoluam. Po sigurohemi që përpjekje të tilla të mos jenë më të mundura. Privatësia dhe siguria janë të rëndësishme për ne”, tha zëdhënësi i EA. Mënyra se si hakerët krijuan faqen false të Apple ishte aksesuar në një nga serverat e EA Games, sipas Netcraft. Serveri kishte një sërë cënueshmërish, sidomos në kalendarin e papërditësuar që kishte për to. Me shumë mundësi, kjo ishte mënyra më e lehtë që hakerat mund të përdornin për të hyrë në faqen Electronic Arts.

“Nëpërmjet faqes fiktive, hakerat mundoheshin të mashtronin viktimat duke u marrë kodet dhe ID e Apple për këto përdorues” kishte shkruar Netcraft në një postim në një blog. “Në një kohë të dytë, faqja kërkonte informacione të tjera nga viktimat për të verifikuar emrin e plotë, numrin e kartës së kreditit, datën e skadimit, kodin e verifikimit, datën e lindjes, numrin e telefonit, emrin e vajzërisë së nënës e gjithashtu edhe detaje të tjera që mund të ndihmonin më shumë në vjedhjen e informacioneve, duke thyer sigurinë e llogarisë së tyre”, ishin detaje të tjera që ndau Netcraft.

Kjo nuk është hera e parë që EA është viktimë e hakerave. Para disa vitesh, një sulm në serverat e EA ndikoi në padisponueshmërinë e lojës online Scabble. Në vitin 2011 një tjetër server i kompanisë hostonte forumim BioWare Neverwinter Nights të cilit iu thye siguria dhe një sasi e informacionit e të dhënave të përdoruesit u vodh. Në këtë hakim të fundit, është e paqartë nëse janë vjedhur të dhëna. Gjithsesi, sipas Netcraft, është me pak mundësi sepse kompania e listoi faqen në listën e faqeve të dëmshme dhe nuk hapet nga shfletuesit më të mëdhenj të internetit. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>