Lajmet

Hakohet faqja e fansave të Nintendo-s, aksesohen rreth 24 000 llogari

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Hakohet faqja e fansave të Nintendo-s, aksesohen rreth 24 000 llogari

Nintendo ka deklaruar se faqja kryesore e fansave u përfshi nga një valë sulmesh gjatë muajit të kaluar, ndërsa sulmuesit kanë arritur të kenë akses në rreth 24 000 llogari që përmbanin emrat e vërtetë të përdoruesve, adresat, numrat e telefonit dhe e-mailet.

Kompania tha se faqja “Club Nintendo” ka qenë shenjestra e disa sulmeve masive, teksa sulmuesit kanë përdorur një listë logins dhe fjalëkalimesh që me shumë mundësi janë marrë nga një shërbim jashtë Nintendo-s.

Sipas kompanisë, janë tentuar 15.5 milionë logins dhe 23 926 kanë rezultuar të suksesshme.

Nintendo është shprehur se ky sulm është vënë re për herë të parë gjatë javës së kaluar pasi në faqe u shfaqën një sërë gabimesh aksesimi. Ditën e premte, kompania dha një deklaratë për shtyp ku thuhej se llogaritë e cenuara ishin pezulluar për momentin, ndërsa përdoruesit ishin njoftuar përmes e-mailit të rivendosnin fjalëkalimet e tyre. Bazuar në hetimet që janë kryer, gjithë procesi ka filluar në datën 9 qershor.

Uebfaqja, e cila operon në të gjithë botën, ka rreth 4 milionë përdorues në Japoni. Club Nintendo ofron pikë për lojtarët (ose monedha apo “coins” siç njihen në disa shtete) në këmbim të regjistrimit të produkteve Nintendo apo përgjigjes në disa sondazhe. Gjithsesi, në faqe nuk ka informacione financiare. Nintendo u shpreh se pikët nuk janë përdorur.

Edhe firma të tjera japoneze janë përfshirë nga valë sulmesh gjatë viteve të fundit. Në vitin 2011, Sony deklaroi se kishte pezulluar 93 000 llogari të lojërave online të tij dhe faqeve zbavitëse pasi kishin identifikuar një sërë sulmesh logins. (PCWorld Albanian)

Nintendo

Lajmet e fundit>