Lajmet

Hakohet faqja e Telekomit të Kinës dhe Warner Bros

Jun 4 2012
0 Shpërndarje
Hakohet faqja e Telekomit të Kinës dhe Warner Bros

Një grup hakerësh në Internet ka pohuar gjatë ditës së djeshme se ka hyrë në rrjetet e telekomit kinez dhe Warner Bros, duke publikuar dokumente dhe të dhëna për qasje që janë vjedhur .

SwaggSec, i njohur ndryshe edhe si Swagg Security, lajmëroi për hakimin në Twitter dhe publikoi një deklaratë në Pastebin, së bashku me lidhje tek skedarët e vjedhur të postuar në Pirate Bay.

Grupi kishte arritur gjatë shkurtit të thyej sigurinë e rrjetit Foxconn, duke rezultuar me pseudonime, fjalëkalime dhe informacione të tjera private të vjedhura. (Foxconn- një prodhues i harduerëve nga Tajvani – ka qenë caku i shpeshtë i kritikave për kushtet e punës në fabrikën e vet.)

Në porosinë e vet në Pastebin, SwaggSec thanë që kishin marrë më tepër se 900 pseudonime dhe fjalëkalime gjatë një hakimi në telekomin e Kinës, të cilin sulm grupi SwaggSec e përshkroi se ishte “aq i lehtë sa kemi menduar se do të jetë.”

“Serveri SQL i Telekomit të Kinës kishte një kapacitet skajshmërisht të ulët, dhe ne duke qenë të padurueshëm, pas rreth një muaji që nga shkarkimi, ne ndaluam,” thuhet në postimin në Pastebin. “Sidoqoftë, disa herë ne aksidentalisht ia bëmë DDoS SQL serverit të tyre. Unë mendoj që ata nuk kanë ditur gjë, derisa ne ua lamë një porosi të vogël të nënshkruar nga SwaggSec.”

Pas identifikimit të kësaj thyerjeje,Telekomi i Kinës shpërnguli serverin SQL por nuk pranoi të bëjë një deklaratë publike ose të ndryshojë fjalëkalimet e veta. “Në çdo moment, ne do të mund të kishim dhe ende të shkatërronim infrastrukturën e tyre të komunikimit duke i lënë miliona (njerëz) pa komunikim,” thuhet më tej.

Ngjashëm, grupi përqeshi Warners Bros për “injorancën” e vet për dobësitë në siguri. “Kur e hakuam intranetin e tyre, ne ishin të befasuar të shohim departamentin e tyre të IT-së e poashtu të dhënat e dokumentuara si ‘të besueshme rreth “dobësive kritike” në serverët dhe faqet e tyre,” tha grupi. “Sidoqoftë, injoranca e departamentit të tyre të IT-së për të arrnuar ndonjërën nga dobësitë për të cilat ishin në dijeni, na mundësoi ne që të përmbushim qasjen në serverët e tyre.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>