Lajmet

Hakohet firma e sigurisë Bit9, sulmohen përdoruesit

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Hakohet firma e sigurisë Bit9, sulmohen përdoruesit

Bit9Prodhuesit e softuerëve të sigurisë Bit9 u shprehën ditën e premte se në rrjetin e tyre kishin hyrë disa hakera, të cilët kishin ekzekutuar një sërë sulmesh kundër klientëve të kompanisë.

Hakerat kishin aksesuar një sistem që Bit9 e përdor për të nënshkruar softuerin e vet në mënyrë dixhitale, për t’u treguar kështu konsumatorëve se ai është i sigurt për t’u ekzekutuar në kompjuter.

Më pas hakerat e vendosën nënshkrimin dixhital të kompanisë në softuere të dëmshme, të cilat i përdorën për të sulmuar klientët e kompanisë.

Bit9 u shpreh se beson që hakerat kanë qenë në gjendje të aksesojnë një nga sistemet e brendshme pasi kompania nuk kishte arritur dot të instalonte softuerin e vet në rrjet në mënyrën e duhur.

Bit9, e cila ka rreth 1000 klientë përfshi agjensi qeveritare amerikane dhe ato të mbrojtjes, kompani financiare dhe energjitike, është një prej ofruesve kryesorë të teknologjisë së sigurisë që njihet me emrin “listimi i bardhë.”

Ndryshe nga softuerët e zakonshëm anti-virus, të cilat synojnë të bllokojnë programe të dëmshme, ‘listimi i bardhë’ tenton të mbrojë sistemet nga sulmet e jashtme, duke i lejuar ata të ekzekutojnë vetëm programe që vijnë nga shitës të besueshëm.

Hacked“Për shkak të një mungese vëmendjeje në sektorin operacional, brenda Bit9, nuk arritëm të instalonim produktin tonë në disa kompjutera në rrjet,” shkroi në blog CEO Patrick Morley.

“Si pasojë e kësaj, një palë e tretë ia doli të fitonte akses të përkohshëm, në mënyrë ilegale, në një nga çertifikatat tona të nënshkrimit dixhital, duke i përdorur më pas ato për të shpërndarë maluere.”

Menjëherë pas zbulimit të kësaj ndërhyrjeje, Bit9 identifikoi tre klientët që u sulmuan me programe të dëmshme.

Nuk është hera e parë që hakerat thyejnë kompani të sigurisë, si pjesë e skemave të sofistikuara për të pasur akses në të dhënat e klientëve të tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>