Lajmet

Hakohet gjiganti i tregtisë Kmart, rrezikohen të dhënat e klientëve

Oct 12 2014
0 Shpërndarje
Hakohet gjiganti i tregtisë Kmart, rrezikohen të dhënat e klientëve

Të premten u lajmërua se dhe sistemi i pagesave së Kmart, kompanisë së njohur të tregtisë online, është hakuar në sajë të një malware duke kompromentuar kartat e debitit dhe kreditit të klientëve. Rrjeti i pagesave të kësaj kompanie është infektuar nga një malware që nuk u identifikua nga sistemi anti-virus. Akoma nuk ka ndonjë provë të qartë se janë vjedhur të dhënat e përdoruesve dhe malware tashmë është neutralizuar. Për këtë çështje është hapur dhe një hetim sipas të cilit thuhet se sulmi ka filluar që në shtator, ndërkohë që skuadra e sigurisë së kompanisë e zbuloi këtë problem vetëm këtë të enjte.

hakerat

Kmart akoma nuk ka zbuluar numrin e saktë të kartave bankare që janë kompromentuar. Më shumë informacion rreth kësaj çështje do të publikohet në faqen zyrtare kmart.com por klientët gjithashtu mund të telefonojnë shërbimin e klientit për të mësuar detaje. Si pasojë e kësaj që ndodhi, Kmart do tu ofrojë klientëve monitorim dhe siguri krediti falas.

Nuk dihet nëse janë të rrezikuar kryesisht ata klientë që kanë bërë blerje online në Kmart. Aktualisht kompania po punon me autoritetet ligjore, partnerët bankarë dhe firmat e sigurisë online për të zbuluar më shumë rreth këtij sulmi. Kmart është një nga kompanitë më të mëdha tregtare që kanë rënë pre e hakerave këtë vit. Edhe HomeDepot deklaroi muajin e shkuar se dhe sistemi i pagesave së saj është sulmuar duke vënë në rrezik 56 milionë karta bankare. (PCWorld Albanian)

Tags >

hakohet
Lajmet e fundit>