Lajmet

Hakohet një bankë turke përmes rrjetit SWIFT, humbet 4 milion dollar

Dec 16 2016
0 Shpërndarje
Hakohet një bankë turke përmes rrjetit SWIFT, humbet 4 milion dollar

resized_ec224-b805b6b1akbankHakerat goditën bankën turke Akbank në një sulm kibernetik ndaj sistemit global të transfertave SWIFT duke i shkaktuar një dëm prej 4 milion dollarësh bënë të ditura burime të kompanisë.

Sulmi vjen vetëm dy ditë pas paralajmërimeve nga SWIFT se bankat ishin në rrezik nga hakerat të cilët po sofistikonin sulmet e tyre. Sipas bankës nuk është vjedhur asnjë informacion kofidencial i konsumatorëve.

Raportimi i parë i bankës se ishte shënjestër e një sulmi kibernetik erdhi më datën 8 Dhjetor. Menjëherë u morën masat parandaluese dhe u informuan autoritetet bëri të ditur Akbank.

I menjëhershëm ishte reagimi i SWIFT ku tha: “Nuk kemi zbuluar asnjë indikator që tregon se shërbimet dhe rrjeti ynë është kompromentuar.”

Ky qëndrim bie në kontrakditë me atë të pak ditëve më parë. Gjatë muajit Shkurt të këtij viti, Banka e Bangladeshit u vodhën plot 1 miliard dollar nga hakimi i SWIFT.

Themeluar në 1973, SWIFT operon një rrjet të sigurtë i cili mundëson transfertat bankare për pjesën më të madhe të botës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Akbank
Lajmet e fundit>