Lajmet

Hakohet Nokia X për të përdorur aplikacionet dhe shërbimet e Google për Android

Mar 3 2014
0 Shpërndarje
Hakohet Nokia X për të përdorur aplikacionet dhe shërbimet e Google për Android

nokiaxstock_large_verge_medium_landscapeNokia zbuloi telefonin X Android para disa ditësh, me plane për ta përdorur pajisjen për të promovuar shërbimet e kompanisë Microsoft dhe jo të Google.

Vetëm pak ditë pas kësaj, hakerët kanë arritur të fitojnë qasje administrative në Nokia X dhe e kanë bërë atë që të përdorë shumicën e shërbimeve kyçe të Google.

Anëtari i forumit xda-developers Kashamalaga, arriti ta kthejë Nokia X që të përdorë Google Play Store dhe aplikacionet e Google në pesë hapa të thjeshtë, duke sugjeruar që Nokia nuk e ka kyçur shumë pajisjen. Aplikacionet si Gmail, Google Now, Google Maps dhe Hangouts duket të jenë duke u përdorur në pajisjen Nokia X.

Derisa nuk është befasi që Nokia X është hakuar që të përdorë aplikacionet e Google dhe lëshuesit e tjerë shtesë, është pak “turpëruese” për kompaninë finlandeze të smartfonëve. Microsoft do ta përfundojë blerjen e biznesit të telefonëve të Nokia-s në javët e ardhshme dhe pajisja X Android ishte dizajnuar që të përdorë shërbimet si Outlook.com, OneDrive dhe Skype.

Udhëheqësi i sektorit të pajisjeve në Nokia, Stephen Elop, e përshkroi planin X si një rrugë të paramenduar për t’iu shmangur aplikacioneve të Google dhe për t’i zëvendësuar ata me alternativat përkatëse nga Microsoft.

Nokia madje ka ndërtuar dyqanin e saj të aplikacioneve për Android për të shmangur përdorimin e Play Store-it të Google. Nokia duket të jetë e lumtur që pajisja X është hakuar për të përdorur aplikacionet dhe shërbimet Android të Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>