Lajmet

Hakohet posta elektronike e yllit Britanik David Beckham, hakerët kërkojnë 1 milion paund

Feb 6 2017
0 Shpërndarje
Ikona e njohur e Futbollit David Beckham ka refuzuar të paguajë 1 milion paund në mënyrë që të parandalonte publikimit e disa e-mail-eve sensitive nga posta e tij elektronike. Hakohet posta elektronike e yllit Britanik David Beckham, hakerët kërkojnë 1 milion paund Photo Source: Unicef

Hakerët të cilët raportohet se po përdornin servera Rusë, kanë në zotërim miliona e-mail-e dhe dokumente të agjensisë së Simon Oliveira i cili kujdeset gjithashtu për publicitetin e Beckham.

Kriminelët kibernetikë kërkojnë 1 milion paund në mënyrë që të mos publikojnë e-mail-et. Sipas disa raportimeve posta elektronike e Beckham zbulon sesi futbollisti ka përdorur fondacionin e tij për të fituar titullin “Knighhood.”

Në një prej e-mail-eve 41 vjeçari fyente Komitetin e Dekoratave për mos akordimin e titullit në fjalë në 2013-tën. Ai vijonte me tutje duke thënë se sikur të ishte Amerikan do e kishte marrë këtë titull prej 10 vitesh tashmë.

Futbollisti reagoi duke thënë se e-mail-et e tij janë shkëputur nga kontekstit. Policia Portugeze, vendi ku gjenden serverat e Oliveiras, është vënë në një gjueti ndaj agjencisë së tij dhe hakerave Rusë.

Një prej tyre, Artem Lovuzov, kishte patur kontakt me shefin ekzekutiv të Doyen Sports një filial i Doyen Global në pronësi të Oliveira duke kërkuar për një donacion.

Unicef, fondacioni me të cilin Beckham ka patur bashkëpunim të afërt doli në mbrojtje të yllit britanik. Duke mos zgjedhur të komentojë ngjarjen, Unicef e përshkruante Beckham si një njeri bujar dhe plot pasion në ndihmë të punës së organizatës për fëmijët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>