Lajmet

Hakohet Twitteri: 250,000 përdorues duhet të ndërrojnë fjalëkalimet

Feb 2 2013
0 Shpërndarje
Hakohet Twitteri: 250,000 përdorues duhet të ndërrojnë fjalëkalimet

Serverët e rrjetit Twitter janë thyer nga haker “jashtëzakonisht të sofistikuar” të cilët mund të kenë marrë emra përdoruesish dhe fjalëkalime për rreth 250,000 përdorues, tha kompania gjatë ditës së premte.

Twitter tha që shëmbuj jo të zakonshëm të qasjes në rrjet çuan në identifikimin e sulmeve, të cilat u kryen gjatë javës së kaluar.

“Ne zbuluam një sulm gjatë kohës që po kryhej dhe qemë në gjendje që ta ndalonim procesin pak momente më vonë. Sidoqoftë, hetimi ynë deri tani ka treguar që sulmuesit mund të kenë pasur qasje në informacionin e kufizuar të përdoruesit – emra përdoruesish, adresa email-i, tokene te sessioneve dhe versione të enkriptuara të fjalëkalimeve – për përafërsisht 250,000 përdorues,” tha në një publikim ne blog, drejtori për Sigurinë e Informacionit në Twitter, Bob Lord.

Twitter ndërroi fjalëkalimet dhe ndryshoi tokenët e sesioneve për përdoruesit e prekur dhe tha që të premten do t’u dërgonte email për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre.

“Ky sulm nuk ishte punë e amatorëve dhe ne nuk besojmë që ishte një incident i izoluar,” tha kompania në publikimin e vet.

LinkedIn ka nisur hetimet mbi dyshimet për vjedhje fjalëkalimesh

Ata përmendën faktin që edhe New York Times dhe Wall Street Journal kanë qenë objekt i sulmeve të hakerëve këtë javë. Këto kompani thanë që sulmet kishin si origjinë Kinën, ndërsa Twitter nuk i vuri gishtin asnje shteti që do të mund të ishte origjina e këtyre sulmeve.

Twitter tha që mendon se kompani dhe organizata të tjera janë sulmuar në mënyrë të ngjashme së fundmi.

Kjo ndërmarrje i kërkoi përdoruesve të vet që të sigurohen se janë duke përdorur fjalëkalime me elemente sigurie të lartë në Twitter dhe përgjithësisht në internet. Fjalëkalimet duhet të jenë të paktën 10 karaktere dhe të përdorin një kombinim të shkronjave të mëdha dhe të vogla, e po ashtu numra e simbole, tha ndërmarrja.

Kompania deklaroi që është akoma duke mbledhur informacione mbi sulmet dhe është duke punuar me zyra ligjore për të ndjekur penalisht sulmuesit. (PC World Albanian)

Twitter

Lajmet e fundit>