Lajmet

Hakohet uebfqja e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë

Sep 10 2014
0 Shpërndarje
Hakohet uebfqja e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë

hakimFaqja online e Qeverisë Shqiptare vazhdon të jetë e bllokuar pas një sulmi që iu është bërë sot nga një grup hakerash. Grupi i njohur me emrin Redanons_AL” ka hakuar gjatë orëve të para të ditës së mërkurë faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, duke lënë edhe një mesazh tekst.

Mesazhi konsistonte në ngritjen dhe funksionimin e një sistemi të pavarur drejtësie. Pas disa minutash teksti është hequr dhe faqja zyrtare e Këshillit të ministrave të Shqipërisë është bërë e pa disponueshme (http://kryeministria.al/).

Ndërkohë më 28 korrik të këtij viti i njëjti grup hakerash sulmoi edhe faqet e pothuajse ministrive kryesore në Shqipëri. Të sulmuara nga ky grup ishin faqet e ministrisë së jashtme, integrimit, kulturës, financave, drejtësisë, zhvillimit urban, ministrisë së ekonomisë, shëndetësisë, inovacionit, energjetikës dhe ministrisë për çështjet vendore, duke i bërë të pa disponuesme për disa orë.

Në atë kohë hakuesit ngritën një seri problemesh duke nisur që nga reforma në arsimin e lartë e cilësuar prej tyre e papranueshme, moszbatimin e vendimit të qeverisë për IMEIN-n e celularëve, shpërndarjen për njerëzit e varfër të mallrave kontrabandë të sekuestruar nga doganat etj.  (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>