Lajmet

Hakohet uebsajti i trajnimeve në pronësi të Linkedin, Lynda.com

Dec 19 2016
0 Shpërndarje
Hakohet uebsajti i trajnimeve në pronësi të Linkedin, Lynda.com

160613-linkedin-100665876-largeLynda.com, uebsajti i shquar i trajnimeve online në pronësi të Linkedin, ka resetuar fjalëkalimet për disa përdorues pas zbulimit të një qasje të paautorizuar në databazën e të dhënave.

Raportohet se afro 55,000 fjalëkalime janë resetuar si një masë parandaluese dhe përdoruesit janë njoftuar për këtë tha Linkedin.

Rrjeti social profesional ka vendosur të dërgojë një paralajmërim për 9.5 milion përdoruesit e tjerë të Lynda. Kompania tha se të dhënat e aksesura kanë të bëjnë kryesisht me trajnimet dhe informacionet e kontaktit.

Gjithashtu bëri të ditur se po heton këtë çështje me autoritetet e zbatimit të ligjit. Lynda.com u ble nga Linkedin për 1.5 milion dollar. Ky fundit këtë vit kaloi në pronësi të Microsoft falë marrëveshjes 26.2 miliard dollarëshe. (PCWorld Albanian)

Tags >

Lynda.com
Lajmet e fundit>