Lajmet

Hakoi e-mailet e yjeve të Hollywood-it, dënohet me 10 vjet burg

Dec 19 2012
0 Shpërndarje
Hakoi e-mailet e yjeve të Hollywood-it, dënohet me 10 vjet burg

Christofer Chaney

Amerikani Christofer Chaney i cili hakoi llogaritë e e-mailit të aktoreve të Hollywood-it Scarlett Johansson, Mila Kunis, këngëtares Christina Aguilera dhe të tjerëve është dënuar me 10 vite burgim. Scarlett Johansson

30 vjeçari Chaney, i cili u arrestua tetorin e vitit të kaluar gjatë operacionit “Hackerazzi” të cilin e udhëhoqi FBI, u deklarua fajtor për nëntë pika të akuzës përfshirë vjedhjen e identitetit, përgjim, qasje të paautorizuar dhe dëmtimin që e bëri në kompjuterët e mbrojtur të viktimave të tij, ndër të cilët përveç njerëzve të famshëm u gjendën edhe dhjetëra njerëz të tjerë.

Prokuroria e akuzoi Chaney-n për hakimin e llogarive të e-mailit të më shumë se 50 njerëzve të famshëm. Incidenti më i rëndë ndodhi kur Chaney hyri në llogarinë e e-mailit të aktores Scarlett Johansson dhe vodhi fotografitë nudo të saj, të cilat aktorja i’a kishte dërguar burrit të atëhershëm Rayan Reynolds, e pastaj i publikoi ato në internet.

Përveç dënimit 10 vjet me burg, Chaney duhet të paguaj edhe dëmshpërblimin në vlerë prej 76000 dollarë aktores Scarlett Johansson, Renee Olsted dhe këngëtares Christina Aguilera.

Chaney, gjatë gjykimit deklaroi se i vjen keq për veprimet e tij. Ai i’u qas llogarive të e-mailëve përmes funksionit “forgott password”, duke u përgjigjur në pyetjet e sigurisë dhe duke përdorur informacionet publike të disponueshme për personat e famshëm të cilat i gjeti në internet.

Kur hynte në llogari, Chaney kishte në dispozicion fotografi private, kontrata dhe dokumente të ndryshme.

Ai shumë fotografi deri te cilat arriti në këtë mënyrë, përfshirë edhe fotot nudo të Scarlett Johansson, i dërgonte tek ueb faqet që merren me lajme rozë të cilat më pas i publikonin ato fotografi. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>