Lajmet

Hangout për Chrome ofron chat më të thjeshtë

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Hangout për Chrome ofron chat më të thjeshtë

hangoutsPërdorimi i Hangout në desktop po bëhet gjithnjë e më i përdorshëm, prandaj Google ka një opsion të ri për ju: Aplikacionin e Hangout për Chrome. Me anë të një mënyre të thjeshtë dhe të shpejtë ky aplikacion të krijon një listë me kontakte dhe me biseda në një dritare të vetme me lajmërimet e duhura që ti të njoftohesh në momentin e duhur për çdo mesazh.

Ajo ka një ikonë më vete e cila është e ndarë nga shfletuesi Chrome, prandaj është gjithmonë i disponueshëm si opsion. Për sa kohë që aplikacioni është duke vepruar, mesazhet do të sinkronizohen në pajisjen tënde. Gjithashtu ka edhe video-telefonatat dhe telefonatat zanore . Ky aplikacion i ri është në dispozicion për Chrome OS dhe pajisjet Windows në Chrome Web Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>