Harduer

Hanvon F10 Touchpad, tablet me Windows 7

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Hanvon F10 Touchpad, tablet me Windows 7

Gjatë ditës së sotme Hanvon, ka prezantuar një pajisje të re të quajtur F10 Touchpad dhe e cila punon mbi sistemin oerpativ Windows 7.

Hanvon F10 Touchpad veçohet me një procesor 1.6 GHz Intel Atom Z530, ndërsa elementi kryesor tërheqës i tij është ekrani i madh 10.1 inç LCD që sjellë një rezolucion prej 1024 x 600 piksela.

Specifika tjera në të përfshijnë 1GB RAM, hard disk me kapacitet prej 120 GB, WiFi të integruar 802.11 b/g, Bluetooth 2.1, porte për mikrofon dhe kufje, porte VGA, dy porte USB, etj.

Hanvon F10 Tablet do të arrijë i pajisur me sistemin operativ Windows 7 Home Premium, ndërsa sa i përket çmimit apo datës së paraqitjes në treg ato ende nuk janë bërë të ditura, megjithëse besohet se çmimi do të sillet mes 500 dhe 600 dollarë.

Lajmet e fundit>