Lajmet

Hapen aplikimet e edicionit të dytë në programin e akselerimit OFIÇINA

Feb 20 2017
0 Shpërndarje
Je një sipërmarrës i ri, ke një produkt/shërbim inovator dhe të nevojitet një ndihmë e specializuar për të krijuar biznesin tënd të ri? Hapen aplikimet e edicionit të dytë në programin e akselerimit OFIÇINA Photo Source: Oficina

Me misionin e investimit në zhvillimin e një industrie të re të teknologjisë, në mënyrë që të formësohet një qendër rajonale dhe një përqëndrim kompanish të ndërlidhura midis tyre të cilat bashkëpunojnë dhe nxisin njëkohësisht konkurencën Oficina ka hapur aplikimet e edicionit të dytë.

Je një sipërmarrës i ri, ke një produkt/shërbim inovator dhe të nevojitet një ndihmë e specializuar për të krijuar biznesin tënd të ri?

Programi OFIÇINA është ndërtuar për të nxitur dhe mbështetur iniciativat sipërmarrëse inovatore. Ne ju ofrojmë mentorim nga mentorët më të mirë në treg të ndërthurur me një program intensiv në bazë të nevojave tuaja, i cili përfshin shërbimet ligjore dhe mbështetëse, konsulenca me ekspertët e nivelit të lartë, aktivitetet sociale, hapësirat kreative, ambiente pune dhe shumë më tepër.

OFIÇINA gjithashtu do t’ju ofrojë mundësinë për të prezantuar start-up tuaj përpara investitorëve duke ju përgatitur paraprakisht për një prezantim sa më tërheqës.

Në përfundim të programit të akselerimit, ju do të jeni në rrugën e duhur drejt krijimit të një biznesi të ‘suksesshëm’ pasi do të fitoni besim më të lartë në vetvete, do të jeni pajisur me njohuri të vlefshme në të bërit biznes si dhe do të keni krijuar një pamje më të qartë në iniciativat e ardhshme si sipërmarrës.

Për çdo pikëpyetje apo paqartësi, na kontaktoni në [email protected]ÇINA.al. Gjithashtu informacion të detajuar mund të merrni edhe nëpërmjet pjesëmarrësve të programit të I-rë të akselerimit OFIÇINA.

Procesi i aplikimit do të vazhdojë të jetë i hapur deri në datën 30 Prill 2017. Shtëpia botuese ICTSMedia vjen si partner mediatik i kësaj nisme. /PCWorld Albanian – Oficina

Lajmet e fundit>