Hapen aplikimet online pёr ata qё duan tё punësohen si mёsues nё sistemin parauniversitar

Nov 13 2014
0 Shpërndarje
Hapen aplikimet online pёr ata qё duan tё punësohen si mёsues nё sistemin parauniversitar

14-11-12-08-19-11big_foto_1Qё nga dita e sotme deri mё 27 nёntor, tё interesuarit qё janё duke kёrkuar njё punё si mёsues nё sistemim parauniversitar do tё kenё mundёsinё tё aplikojnё pёr njё vend pune nё portalin mesues.arsimi.gov.al. Kjo nismё e re ёshtё prezantuar vet nga ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla gjatё vizitёs ditës së saj në një shkollë në Tiranë.

Portali i ri, “Mёsues pёr Shqipёrinё” ka si qёllim njё manaxhim mё tё mirё tё burimeve njerëzore nё sistemin parauniversitar dhe pritet tё ndikojё pozitivisht nё rritjen e cilёsisё nё arsim. “Kjo nismё krijon njё situatё tё re qё lidhet me cilёsinё e burimeve njerëzore, duke mundёsuar njё skuadёr mёsuesish tё dedikuas ndaj profesionit, qё realisht do tё pёrcjellin cilёsi sipas parametrave qё meritojnё fёmijёt tanё nё çdo orё mёsimi dhe nё çdo shkollё tё Shqipёrisё. Pёrtej tё qenit njё proces transparent, ky ёshtё njё proces qё na largon nga keqmanaxhimi i burimeve njerëzore”, tha ministrja Nikolla gjatё fjalimit tё saj. Ajo gjithashtu inkurajoi dhe mbёshteti tё gjithё ata mёsues qё zgjedhin tё punojnё larg vendbanimit tё tyre, nё zona tё cilat ka mungesa tё theksuara. Kёta do tё pёrfitojnё njё plan ndihme tё veçantë.

Kanё tё drejtё tё aplikojnё tё gjithё ata qё kanё mbaruar studimet e larta nё profilet pёrkatёse nё institucionet e arsimit tё lartё brenda dhe jashtё vendit, ata mёsues qё shprehin dёshirёn e mirё pёr tё punuar si vullnetar nё ose jashtё zonёs sё vendbanimit dhe ata mёsues qё janё aktualisht nё marёdhёnie pune provizore. Kjo iniciativё e MAS fton tё gjithё tё interesuarit qё tё aplikojnё online nё portalin e sapohapur “Mёsues pёr Shqipёrinё”( http://mesues.arsimi.gov.al/). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>