Lajmet

Hapen aplikimet për programin Google Summer of Code

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Hapen aplikimet për programin Google Summer of Code

summer_of_codeQë prej dhjetë vitesh tashmë, Google ka bashkuar një sërë projektesh softuerë me burim të hapur dhe studentë që kanë qenë në kërkim të një vere me sfida në kodim. Këtë e ka arritur nëpërmjet programit Summer of Code.

Duke filluar që nga data 10 mars, Google pranon aplikimet për programin e këtij viti, të cilat do të mbyllen më datë 21 mars. Projektet pjesëmarrëse variojnë nga projektet e vetë Google si Chromium, e deri te GNOME, KDE, LibreOffice dhe WordPress e madje edhe projekte të tjera më të vogla si ndërtim aplikacionesh.

Në total, studentët mund të aplikojnë në mbi 190 organizata që janë partnere të Google për këtë vit. Kompania po mundohet të ketë një pjesëmarrje 10% më të madhe këtë vit, nga 1200 studentë që ishin vitin e kaluar. Studentët marrin një bursë simbolike për të marrë pjesë në projekt dhe gjithashtu do të jenë gjatë gjithë kohës bashkë me një mentor.

Studentët që përmbushin kërkesat e Google dhe pranohen në programin përfundimtar, do të marrin një asistencë ndihmëse prej 5500 dollarësh që do të tërhiqet prej tyre në pagesa të vogla në fillim të programit dhe gjatë verës, ndërkohë që projekti është në vijim.

Deri tani Google ka arritur të sjellë së bashku rreth 7500 studentë e mbi 7000 mentorë nga mbi 100 kombe të ndryshme, Në total, studentët që marrin pjesë në këtë projekt kanë prodhuar mbi 50 milion linja kodi, sipas të dhënave nga Google.

Dhe i gjithë kodi është i disponueshëm për publikun, duke qenë se projektet janë me burim të hapur. Apliko edhe ti në linkun më poshtë. Do të ishte lajm për t’u mburrur për çdo shqiptar nëse do të ishte pjesëmarrës dikush nga kombi shqiptar në programin Google Summer of Code 2014. Linku i aplikimit: http://www.google-melange.com/gsoc/homepage/google/gsoc2014 (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>