Blog

Hapen regjistrimet në konferencën e zhvilluesve Google I/O

Feb 23 2017
0 Shpërndarje
Hapen regjistrimet në konferencën e zhvilluesve Google I/O Photo Source: Google

Është konferenca e zhvilluesve Google I/O ku gjigandi i motorit të kërkimit bën të ditur për publikun lajmet më të bujshme të vitit.

Aktiviteti vjetor është ndër më të rëndësishmit në industri. Google ka hapur aplikimet për ftesa në këtë aktivitet dhe do të mbyllen më 27 Shkurt.

Në të kaluarën pjesëmarrja në Google I/O ka qenë një garë e vërtetë. Ndërsa sot përzgjedhja e aplikantëve për tu bërë pjesë është e rastësishme.

Të privilegjuarit do të marrin një njoftim më 28 Shkurt ku do të njoftohen. Bileta kushton afro 1,150 dollar ndërsa studentët mund ti marrin për 375 dollar. Aplikoni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Tags >

GoogleI/O
Lajmet e fundit>